Turqia po kërkon ekstradimin e 32 diplomatëve që u arratisën pasi ata u ftuan në Ankara, si pjesë e hetimeve për përpjekjen e dështuar të muajit të kaluar për grusht-shtet, tha ministri i jashtëm, të premten, shkruan Reuters.
Autoritetet turke kanë arrestuar, ndaluar apo hedhur shkarkuar dhjetëra mijëra njerëz, duke përfshirë personelin ushtarak, shërbyesit civil, gjykatësit dhe mësuesit, sipas urdhrit të presidentit Tayyip Erdogan pas grushtit të shtetit me 15 korrik, me ç ‘rast ai ka fajësuar një rrjet të udhëhequr nga një klerik me bazë në SHBA Fetullah Gulen.
Ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu, në një konferencë shtypi në Ankara me homologun e tij iranian, tha se rreth 208 diplomatë turq ishin ftuar si pjesë e hetimit të grushtit të shtetit, por 32 prej tyre ishin larguar në vende të tjera, transmeton KosovaPress.
“Ne kemi qenë në kontakt me vendet ku ata kanë ikur dhe janë duke punuar në ekstradimin e tyre,” tha ai.