Telegrafi

Turqia kandidate për në bordin drejtues të FMN-së

Babaxhan, theksoi se anëtarësimi i vendit në Bashkimit Evropian duhet të ruajë vendin mes objektivave që i ka vendosur Turqia vetes për vitin 2023, që përkon me 100-vjetorin e republikës.

Në fjalën që mbajti në sesionin e hapjes së konferencës ndërkombëtare “Forumi i Stambollit”, Ali Babaxhan sqaroi ndryshimin që po kalon ekonomia turke dhe objektivat e qeverisë për vitin 2023.

Daljen me sukses të Turqisë nga kriza globale, Babaxhan e ndërlidhi me zbatimin me vendosmëri nga qeveria të reformave konstruktive, duke shtuar se sot bota e ndjek nga afër Turqinë si një model.

Babaxhan u ndal edhe në problemet me të cilat përballen ekonomitë e zhvilluara, ndërsa theksoi se do të ulet pesha e vendeve evropiane që drejtohen nga FMN-ja. /Telegrafi/