Site icon Telegrafi

Turqia ka vendosur tarifa shtesë për më shumë se 800 produkte që hyjnë në këtë shtet

Turqia ka vendosur tarifa shtesë deri në 30 për qind për importet e më shumë se 800 produkteve, përfshirë makineri pune dhe bujqësore, sipas një deklarate të botuar sot në gazetën zyrtare.

Javën e kaluar, Ankaraja njoftoi tarifa shtesë për importin e dhjetëra produkteve, duke përfshirë këtu pjatalarëse, bizhuteri, instrumente muzikorë dhe pajisje sanitare, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi

Po ashtu Turqia njoftoi tarifa shtesë deri në 30 për qind për importin e disa mjeteve të ndërtimit, disa produkteve të çelikut dhe hekurit, pjesëve të këmbimit të përdorura në sektorin e automobilave, televizioneve dhe një gamë të gjerë të produkteve të tjera.

Qeveria mund të përdorë tarifat e reja për të frenuar rritjen e deficitit. /Telegrafi/

Exit mobile version