Turqia ka bërë përpjekje të dukshme për respektimin e kritereve për heqjen e sistemit të vizave për shtetasit e saj në hapësirën Schengen, ka bërë të ditur Komisioni Evropian, ku pritet publikimi i projekt raportit të të mërkurës për këtë çështje.
Ankaraja e ka parashtruar heqjen e vizave si një kusht për zbatimin e marrëveshjes migratore me BE-në, që pritet të përmbushë 72 kritere, duke nisur nga garancia për sigurinë e dokumenteve të identifikimit te respektimi i të drejtave themelore, transmeton AFP.
“Turqia ka bërë përpjekje të shumta gjatë kohëve të fundit në përmbushje të standardeve si për shembull zgjerimi i aksesit në tregun e punës për refugjatët jo me kombësi siriane”, ka thënë zëdhënësja Mina Andreeva.