Telegrafi

Turqia i ka rrëzuar dy aeroplanë të regjimit sirian mbi Idlib

Ministria E Mbrojtjes në Turqi ka bërë të ditur, se aeroplanët janë rrëzuar, pasi i kërcënuan aeroplanët turq.

Në Idlib të Sirisë, forcat ushtarake turke i kanë rrëzuar dy aeroplanë të regjimit sirian, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

“Janë rrëzuar dy SU-24, të cilët më herët kryen sulme ndaj aeroplanëve dhe fluturakeve turke”, është thënë në raportin e lëshuar.

Raporti saktëson se këta aeroplan, e kishin sulmuar sistemin e mbrojtjes ajrore, që ka detyruar rrëzimin e një droni turk, ndërsa ka shkatërruar edhe dy sisteme tjera të mbrojtjes ajrore.

Gjatë ditës së djeshme, Turqia ka bërë të ditur se do ta fillojë në Idlib “Operacionin e Mburojës Pranverore”, pas sulmeve që pësuan forcat turke ditë më parë.

Si pasojë e sulmeve, 34 ushtarë turq janë vrarë, ndërsa janë lënduar edhe shumë të tjerë. /Telegrafi/