Telegrafi

Turqia ka njoftuar për hapa të reja në përpjekje që të ndalojë coronavirusin

Gjatë ditës së sotme, Turqia i ka rritur masat për të penguar përhapjen e coronavirusit, duke përfshirë hapa të rinj në hotele, restorante, konvikte dhe shtëpi për të moshuar.

Hotelet dhe qendrat tjera për akomodim, duhet të marrin informacion të detajuara se ku kanë udhëtuar së fundmi mysafirët e tyre dhe planet e tyre të ardhshme të udhëtimit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Telegrafi.

Ky informacion mund të jetë i rëndësishëm, në trajtimin e rasteve të mundshme në të ardhmen, tha ministria. Në restorante, për të zvogëluar rrezikun e infektimit, tavolinat duhet të vendosen së paku një metër larg, shtoi ai.

Sipas tij, nëse vizitorët e qendrës së kujdesit apo banorët e shtëpive për të moshuar, kanë simptoma në lidhje me coronavirusin, të gjithë banorët do të monitorohen nga afër.

Deri më tani, në Turqi është raportuar për 670 raste të infektuar me coronavirus, derisa numri i vdekjeve qëndron në nëntë. /Telegrafi/