Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, njoftoi se vendi ka bërë përparim të rëndësishëm në projektin e trenit të shpejtë dhe hekurudhës që duhet të lidhë Ankaranë me provincën perëndimore të Izmirit.
Siç u theksua, hekurudha duhet të hyjë në funksion në vitin 2027, që është një vit para datës së planifikuar.
“Iniciativa do të transformojë udhëtimin midis dy qyteteve të mëdha dhe rajoneve përreth. Projekti synon të reduktojë udhëtimin aktual nga 824 kilometra në 624 kilometra, duke reduktuar kohën e udhëtimit nga Ankaraja në Izmir nga 14 orë në 3 orë e 30 minuta”, shkruan Daily Sabah.
Ministri theksoi gjithashtu se treni me shpejtësi të lartë do të sjellë përfitime të konsiderueshme për të gjithë rajonin, veçanërisht për më shumë se shtatë milionë banorë që jetojnë në Usak, Manisa, Izmir dhe Afyokarahisar.
“Hekurudha do të jetë gati për të transportuar rreth 13.3 milionë pasagjerë dhe 90 milion ton mallra në vit. Projekti do të përfshijë ndërtimin e 39 tuneleve me gjatësi 40.7 kilometra dhe 66 ura me gjatësi 21.2 kilometra”, njoftoi ministria.
Kur bëhet fjalë për karakteristikat e trenave që duhet të lëvizin në këtë linjë, shpejtësia e punës është planifikuar në 200 km/h. /Telegrafi/