Site icon Telegrafi

Turqia goditet sërish nga një tërmet me fuqi prej 5 magnitudë, nuk raportohet për viktima apo dëme materiale

Turqia assesi të gjejë qetësi, pasi pak çaste më parë është goditur sërish nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5 magnitudë, raporton EMSC.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Antakya, në një thellësi prej 19 kilometrave, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk ka informacione nëse ky tërmet ka shkaktuar dëme materiale apo viktima.

Lexo po ashtu Ministri turk i Shëndetësisë i shpëton për pak lëndimit, po ngrohej kur shpërtheu zjarri

Kujtojmë që Turqia dhjetë ditë më parë u godit nga dy tërmete shkatërruese, me fuqi prej 7.8 dhe 7.6 magnitudë.

Si pasojë e këtyre tërmeteve që gjithashtu prekën edhe Sirinë, kanë humbur jetën mbi 41 mijë persona dhe qindra mijëra tjerë u lënduan. /Telegrafi/

 

Exit mobile version