Telegrafi

Turqia goditet nga një tërmet prej 5.7 shkallësh Rihter, raportohet për tre persona të lënduar

Tre persona u lënduan në Turqi pasi një tërmet prej 5.7 shkallësh Rihter goditi krahinën lindore të Bingol, në një thellësi prej 5 kilometrave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti fillimisht u raportua me magnitudë 5.9 të Rihterit, ndërsa Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Truqisë (AFAD) e konfirmoi shkallën e tërmetit prej 5.7.

Bëhet e ditur se tre pjesëtarë të forca të sigurisë u lënduan pasi një kullë vëzhgimi ishte dëmtuar, njofton Zyra e Guvernatorit të Bingol.

Ndryshe epiqendra e tërmetit ishte tek rajoni i Karliovas, dhe goditja raportohet të ketë zgjatur rreth tetë deri në 10 sekonda, pasditen e së dielës. /Telegrafi/