Site icon Telegrafi

Turqia goditet nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5 shkallë të Rihterit

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5 shkallë të Rihterit, ka dridhur provincën Van në lindje të Turqisë.

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 9:35, dhe lëkundjet janë ndjerë deri në distriktet dhe provincat fqinje, transmeton Telegrafi.

Madje thuhet se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 18.3 kilometra. Shumë qytetarë të asaj zone, dolën nga shtëpitë nga frika se mund ta pësojnë me jetë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. E guvernatori i Van, Ozan Balci, ka deklaruar për Anadolu Agency se deri më tani nuk ka pasur “raporte negative”, por ekipet e shpëtimit kanë dalë në terren për të identifikuar dëmet eventuale.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka shkruar në Twitter se deri më tani nuk raportohet për të vdekur apo lënduar.

Van ishte goditur nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 7.2 shkallë të RIhterit në vitin 2011, ku si pasojë patën humbur jetën rreth 600 njerëz dhe mijëra tjerë ishin lënduar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version