Telegrafi

Turqia goditet nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.9 magnitudë

Turqia u godit sot nga një sërë tërmetesh, e më i forti ishte ai me fuqi prej 4.9 magnitudë.

Epiqendra e tërmetit ishte 64 kilometra larg qytetit Kahramanmarash në pjesën qendrore të Turqisë, në një thellësi prej 10 kilometra, transmeton Telegrafi.

Fjala është për rajonin që më 6 shkurt u godit nga një tërmet i fuqishëm që u ndie pothuajse në tërë Turqinë dhe Sirinë, ku si pasojë humbën jetën dhjetëra mijëra persona.

E sot në Turqi janë regjistruar disa tërmetet me fuqi shkatërruese prej 3 dhe 4 magnitudë.

Kështu të paktën është bërë e ditur nga qendra evropiane sizmologjike, e njohur ndryshe si EMSC. /Telegrafi/