Site icon Telegrafi

Turqia goditet nga një tërmet 5.2 ballësh

Një tërmet me intensitet prej 5,2 ballësh sipas Rihterit ka goditur provincën Elazıg në lindje të Turqisë.

Sipas Drejtorisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur me epiqendër në qytezën Sivrice në ora 20:31 sipas kohës lokale, në thellësi 9,4 kilometra.

Anadolu Agency raportoi se tërmeti është ndier edhe në provincat dhe rrethet në afërsi.

Exit mobile version