Turqia assesi ta marr veten, pasi para pak çasteve është goditur edhe nga dy tërmete tjera që ishin me fuqi më të vogël shkatërruese, pra i treti 5.0 magnitudë, kurse i katërti 5.1.
Kujtojmë që Turqinë sot e goditi një tërmet i fuqishëm prej 7.8 magnitudë, ku si pasojë mijëra persona humbën jetën. E disa orë më vonë ndodhi edhe tërmeti i dytë prej 7.5.
Nga këto tërmete u lënduan mijëra tjerë, e numri i atyre që kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja besohet të jetë shumë i madh, transmeton Telegrafi.
Deri më tani pothuajse çdo vend i botës ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojnë Turqinë, në shpëtimin e qytetarëve që kanë mbetur nën ndërtesat e shtëpitë e shembura.
Në anën tjetër, tërmeti i tretë dhe i katërt ndodhi para pak çastesh, por se nuk raportohet për viktima apo dëme materiale. /Telegrafi/