Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka ftuar sot në një bisedë ambasadorin e Zvicrës në Ankara.
Si shkas i ftesës janë protestat e mbajtur në Bernë në të cilën mes tjerash ka qenë edhe një pankartë ku bëhej ftesë për vrasjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ministria e Punëve të Jashtme më herët për këtë ka protestuar tek i ngarkuari me punë i Zvicrës në Ankara. /Telegrafi/