Turqia ka filluar me prodhimin masiv të tankut të parë “Made in Turkiye”, Altay – kanë njoftuar nga industria turke e Mbrojtjes.
Presidenti i saj Haluk Gorgun ka shpërndarë të dhënat më të fundit sa i përket tankut turk Atlay – duke theksuar se kanë filluar prodhimin masiv, transmeton Telegrafi.
🇹🇷 Serial production of the Turkish main battle tank “ALTAY” will begin in Turkey in 2025. According to the Turkish Defense Minister, a total of 250 “ALTAY” tanks will be made available to the armed forces. https://t.co/1ccjxl7r6C pic.twitter.com/Z37yQ0KS9c
— OSINT Expert (@OsintExperts) May 3, 2024
Ai madje tha se ka vendet që duan të punojnë me Turqinë për ta bërë brend ndërkombëtar, dhe se janë në vazhdim të negociatave me ta.
Gjenerata e re e tankut Altay prodhohet nën projektin BMC Defence, dhe ka arritur standardet më moderne siç edhe kërkohet.
“Shumë nënsisteme janë lokalizuar – teknologjia është ripërtërirë dhe janë shtuar risi për të rritur aftësitë luftarake”, tha Gorgun. /Telegrafi/