Turqia është duke e ngritur një mur me blloqe të mëdha përgjatë kufirit të saj jugor.
Me këtë mur Turqia kërkon të ndalojë lëvizjen e xhihadistëve që shkojnë për t’iu bashkuar grupit Shteti Islamik në Siri, transmeton KosovaPress.
Sulmet e javës së kaluar në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit ishin një goditje e rëndë ndaj përpjekjeve të Turqisë për të ndalur fluksin e luftëtarëve ekstremistë, të cilët mendohet se i kryen sulmet si hakmarrje për mbylljen e kufirit dhe për mbështetjen e Turqisë ndaj rebelëve sirianë që luftojnë për rimarrjen e territorit të kontrolluar nga Shteti Islamik.