Site icon Telegrafi

Turqia fajëson ISIS-in për shpërthimin në Stamboll

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Efkan Alae, u tha sot gazetarëve se sulmuesi vetëvrasës i Stambollit është identifikuar, transmeton Klan Kosova.

Ministri tha se sulmuesi ka lidhje me grupin e Shtetit Islamik dhe se është identifikuar si qytetar turk me emrin Mehmet Ozturk, i lindur në vitin 1992.

Ala shtoi se burri nuk kishte qenë në listën e personave të kërkuar, duke mbrojtur autoritetet kundrejt akuzave për dështim në aspektin e sigurisë, pas gjashtë sulmeve të mëdha vdekjeprurëse që e goditën Turqinë që nga korriku, duke shkaktuar më shumë se 200 viktima.

Exit mobile version