Autoritetet në Turqi kanë urdhëruar banorët e qytetit Karkamis që të evakuohen, pasi u godit nga granatat nga të ashtuquajturit militantë të Shtetit Islamik në Siri, raporton BBC.
Karkamis gjendet shumë afër kufirit me Sirinë, dhe është goditur dy herë me granata ndërkaq, ushtria turke i ka sulmuar caqet e Shtetit Islamik në Sirinë veriore.
Turqia ka granatuar pozicionet e Shtetit Islamik matanë kufirit në qytetin sirian Jarablus, për të ndihmuar rebelët sirianë.