Site icon Telegrafi

Turqia e vendosur t’i mbajë ushtarët në Irak, pavarësisht kundërshtimeve të Bagdadit

Turqia njoftoi sot se do të mbajë trupat e saj në Irak pavarësisht protestave të Bagdadit, duke rritur tensionin mes dy vendeve ndërkohë që po afron përgatitja e një ofensive me qëllim lirimin e Mosulit, bastion irakian i grupit Shteti Islamik.

“Pak rëndësi ka ajo që thotë qeveria irakiane, prania turke do të mbahet për të luftuar ISIS-in dhe për të evituar një modifikim me forcë, nëpërmjet përbërjes demografike, të rajonit”, deklaroi kryeministri turk, Binali Yildirim, transmeton atsh.

Mosuli, qyteti i dytë në Irak, me maxhorancë sunite, është nën kontrollin e ISIS-it në qershor 2014 dhe Bagdadi bashkë me vendet e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it të drejtuar nga SHBA-ja po përgatisin një ofensivë për ta liruar.

Exit mobile version