"Forcat tona të armatosura me vendosmëri do t’i vazhdojnë operacionet, të cilat kanë qenë të suksesshme, kur ato të janë të nevojshme", është thënë pas takimit të Këshillit kombëtar turk të sigurisë, pjesëtarë të cilit janë zyrtarët më të lartë civil e ushtarak të Turqisë.
Ky Këshill ka vlerësuar që rezultatet e operacioneve kundër pjesëtarëve të Partisë popullore të Kurdistanit (PPK) në veri të Irakut kanë qenë të suksesshme dhe ka theksuar që “zonat e banuara me popullatë civile nuk i kanë vuajtur dëmet".