Telegrafi

Turqia i dhuron shtëpi në det, familjes së pilotit të vrarë rus

Zyrtarët e zonës turistike Kemer, i kanë ofruar si dhuratë një shtëpi familjes së pilotit të vrarë rus Oleg Peshkov, i cili kishte humbur jetën në momentin që aeroplani i tij luftarak u rrëzua pranë kufirit turko-sirian gjatë nëntorit të vitit të kaluar.

Konsulli i Përgjithshëm i Rusisë në Antalia, Aleksandar Tolstopiatenko, e ka konfirmuar këtë lajm për agjencinë e lajmeve Tass, transmeton Telegrafi.

“Është e vërtetë që kam pritur një delegacion të kryesuar nga kryetari i komunës së Kemer, i cili na ofroi një shtëpi si dhuratë për familjen e pilotit të vdekur rus”, ka shtuar Tolstopiatenko, duke shtuar se deri më tani nuk është marrë kurrfarë vendimi lidhur me këtë çështje.

Kohë më parë, sekretari i presidentit turk, Ibrahim Kalin, ka deklaruar se vendi i tij është duke shqyrtuar mundësinë e dhurimit të një shumë të konsiderueshme të hollash familjes së pilotit të ndjerë. /Telegrafi/