Site icon Telegrafi

Turqia dhe Maqedonia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e kartave hartografike

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, Qendra për karta kartografike dhe Agjencia për kadastër dhe patundshmëri në Maqedoni, sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është në kuadër të vizitës së delegacionit nga Agjencia për kadastër dhe patundshmëri e Turqisë, e cila u mbajt në Qendrën për karta karografike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Agjencia, komandanti i përgjithshëm nga Qendra për karta kartografike, Osman Alp, theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është domethënës dhe historik.

Ndërsa drejtori i Agjencisë për kadastër në Maqedoni, Sllavçe Trepski, theksoi se marrëveshja është me rëndësi të madhe për Maqedoninë, për shkak se Qendra për karta kartografike e Turqisë po mbështet bashkëpunimin mes dy vendeve përmes vizitave të ekipeve të ekspertëve për zhvillim të programit, duke përfshirë edhe bashkëpunimin teknik, mbajtjen e punëtorive për prodhimin e kartave kartografike dhe mbajtjen e simpoziumeve./Telegrafi/

Exit mobile version