Telegrafi

Turqia dhe Holanda duan t’i nisin kualifikimet me fitore, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Holandës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Turqit janë nikoqir të Tulipanëve në takimin e parë të vlefshëm për Grupin G në kuadër të eliminatoreve për “Katar 2022”, takim që do të zhvillohet në Ataturk Olimpiyat të Stambollit nga ora 18:00.

Si vendasit, ashtu edhe mysafirët janë të gatshëm për këtë takim dhe duan t’i nisin me fitore eliminatoret për Kupën e Botës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pasi duan pikët e plota.

Turqia: Çakir; Çelik, Kabak, Soyuncu, Meras; Yokuslu; Yazici, Tufan, Çalhanoglu, Karaman; Yilmaz

Holanda: Cillessen; Tete, De Ligt, Blind, Wijndal; Frenkie De Jong, Wijnaldum, De Roon; Berghuis, Depay, Malen.

/Telegrafi/