Antalia në Turqi dhe Hurgada në Egjipt janë top-destinacionet që gjatë periudhës së verës do t’i vizitojnë qytetarët nga Maqedonia e Veriut. Interesi për në Greqi është më i vogël dhe tradicionalisht kërkohet apartamene apo hotele të rangun më të ulët.
Agjencitë turistike që ka kontaktuar AIM thonë se sivjet për 20 deri 30 për qind është rritur interesi për pushime në Turqi dhe Egjipt për shkak se kapin shumën e 400 eurove e më lartë ndërsa aty përfshihet hoteli me pesë yje me ‘all inclusive’ dhe bartje me avion dhe se e njëjtë është shuma për në Greqi për hotele me tre yje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Interesant është që sivjet pak janë rritur çmimet për Turqi,por,siç theksojnë nga agjencitë, ka interes sepse çmimet ende tërheqëse për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Nga shtetet tjera atraktive për pushime verore janë edhe Spanja, Mali i Zi dhe Kroacia, ndërsa nga arnazhmaneve eksluzive më të kërkuara janë Maldivet, Bali dhe Kuba./Telegrafi/