Telegrafi

Turqia bombardon kurdët në veri të Irakut

Një zëdhënës i Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) tha se grupi nuk kishte pasur viktima. Zëdhënësi tha se zona e sulmuar ishte një vend i zbrazur.

Në fillim të javës, forcat turke thanë se u kishin shkaktuar humbje të mëdha luftëtarëve kurdë gjatë një inkursioni në Irak. Qeveria rajonale kurde në Irak i dënoi sulmet.

Kryeministri turk tha se vendi kishte të drejtë të mbronte veten nga sulmet e PKK-së. /bbc/