Turqia ka thënë të hënën se beson që nga sulmet e qeverisë siriane drejt një konvoji turk kanë mbetur të vdekur tre civilë.
Siria ka dënuar nisjen e një konvoji të Turqisë drejt provincës Idlib, që drejtohet nga rebelët.
Sulmet ajrore ruse dhe ato siriane është raportuar se janë duke tentuar të ndalin konvojin, për shkak të shqetësimeve për përleshje direkte mes shteteve.
Idlibi është një prej zonave të pakta në Siri që nuk është nën kontrollin qeveritar.
Në mbrëmjen e së dielës, qeveria siriane e mbështetur nga Siria ka arritur në zonën, Khan Sheikhoun, duke tentuar që përmes tij të rifitojë kontrollin e provincës Idlib.
Media shtetërore siriane ka dënuar këtë hap duke e konsideruar si agresion dhe ka thënë se municioni nuk do të ndalojë forcat qeveritare “që të ndjekin gjurmët e terroristëve”.
Khan Sheikhoun, që ishte sulmuar me gazin sarin më 2017, është pjesë shumë e rëndësishme strategjike në jug të Idlibit. /Rel/