Site icon Telegrafi

Turqia assesi të qetësohet, goditet nga një tërmet tjetër me fuqi 4.6 magnitudë

Një tërmet tjetër me magnitudë 4.6 goditi para pak çastesh pjesën qendrore të Turqisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas faqes së internetit të EMSC-së, transmeton Telegrafi.

Tërmeti ndodhi në një distancë prej 38 kilometrash në lindje të qytetit Osmanli.

Lexo po ashtu Bërtiste dhe nuk mund të ndalte lotët e gëzimit, kur mësoi se e ëma e tij po nxirret e gjallë nga rrënojat – qëndroi 178 orë e ngujuar

Në anën tjetër, numri i viktimave në Siri dhe Turqi nga tërmet shkatërruese që goditën këto vende një javë më parë, ka shkuar në 37.357.

Kujtojmë që më 6 shkurt, Turqia dhe Siria janë goditur nga dy tërmete me fuqi shkatërruese prej 7.8 dhe 7.6 magnitudë. /Telegrafi/

Exit mobile version