Site icon Telegrafi

Turqia arreston kryeredaktorin e gazetës opozitare Cumhuriyet

Autoritetet turke kanë arrestuar kryeredaktorin e gazetës opozitare laike, Cumhuriyet.

Gazeta ka konfirmuar në ueb-faqen e saj se kryeredaktori Murat Sabuncu dhe një kolumnist i gazetës Guray Oz janë arrestuar, pas bastisjes në shtëpitë e tyre.

Arsyeja e arrestimeve nuk është e qartë.

Ato vijnë në kohën kur Qeveria turke po godet secilin që dyshohet se ka lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.

Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA, akuzohet nga autoritetet në Turqi për orkestrimin e përpjekjes për grusht shtet më 15 korrik, transmeton Rel.

Gulen e ka mohuar përfshirjen.

Dhjetëra media, përfshirë një numër të madh të atyre kurde, janë mbyllur në javët e fundit.

Muaj më parë, ish-redaktori i gazetës Cumhuriyet, Can Dundar, është dënuar me gjashtë vjet burgim pasi ka publikuar, siç është thënë, sekrete shtetërore që tregojnë për përfshirjen e Ankarasë në operacionet në Siri.

Exit mobile version