Site icon Telegrafi

Turqia arreston dy spiunë rusë

Autoritetet turke kanë arrestuar dy persona të dyshuar se janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse, dhe që kanë lidhje me vrasjen e qepenit me ndikim Abdulvahid Edelgirejev gjatë nëntorit të vitit të kaluar në Stamboll, raporton e përditshmja turke “Haberturk”.

Sipas medieve turke, qytetarët rusë Yuri Anisimov dhe Alexander Smirnov janë arrestuar me vendim të gjykatës, dhe se gjykimi i tyre pritet të mbahet në Turqi, transmeton Telegrafi.

Konsulli rus Andrey Podelsev, ka konfirmuar se janë arrestuar dy rusë duke mos dhënë detaje tjera. /Telegrafi/

 

Exit mobile version