Policia turke ka bastisur zyrat e Këshillit Kombëtar për Kërkime Shkencore sot, duke e zgjeruar hetimin ndaj ndjekësve të klerikut mysliman me bazë në ShBA, Fethullah Gulen, i cili është i dyshuar për orkestrimin e tentim puçit të muajit të shkuar, raporton Reuters.
Raportohet se një numër i madh njerëzish janë arrestuar gjatë bastisjes.
Më shumë se 60.000 persona pjesëtarë të shërbimit ushtarak, gjyqësor, shërbimit civil dhe edukimit janë arrestuar, pezulluar ose janë vendosur nën hetime pas 15 korrikut, përpjekjes për grusht shtet në Turqi.