Policia turke arrestoi sot 52 sirianë të dyshuar për lidhje me Shtetin islamik.
Të dyshuarit u arrestuan në qytetin Osmangazi në krahinën Bursa, në veriperëndim të vendit.
Agjencia private e lajmeve DHA tha se policia në agim ka kryer bastisje të njëkohshme në pesë vende.
Turqia u godit në vitin 2015 dhe 2016 nga një valë sulmesh për të cilat u akuzuan anëtarët e shtetit islam dhe ekstremistët kurdë. Rreth 300 vetë u vranë në këto sulme, transmeton AP.
Ndryshe, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një klub nate në Stamboll gjatë pushimeve të vitit 2017. Në këtë sulm, 39 njerëz u vranë, shumica e tyre ishin të huaj. /kp/Telegrafi/