Site icon Telegrafi

Turqia arreston 235 persona të dyshuar për sulmin në Stamboll

Policia turke ka arrestuar 235 persona nën dyshimin se kanë vepruar në emër të Partisë s Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), tha ministria e brendshme.

Arrestimet vijnë dy ditë pas sulmit të dyfishtë me bomba pranë një stadiumi futbolli në Stamboll, ku u vranë 44 persona.

Ndërkohë, Austria, thotë se bisedimet me Turqinë mbi anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të pezullohen.

Një deklaratë nga ministria e brendshme thotë se operacioni ka mbuluar 11 provinca në të gjithë Turqinë nga veriperëndimi në juglindje, dhe në shënjestër kishin persona të dyshuar për “përhapjen e propagandës së grupit terrorist”, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version