Telegrafi

Turqia arreston 189 persona që dyshohen se kanë lidhje me Shtetin Islamik

Policia turke arrestoi të shtunën 189 persona të dyshuar se i përkisnin grupit militant të Shtetit Islamik pas disa aksioneve në 37 qytete dhe provinca.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se policia turke nuk “toleron asnjë terrorist”.

Një ditë më parë, Turqia tha se pengoi planet e Shtetit Islamik për të sulmuar kishat dhe sinagogat.

Qytetet e bastisura përfshinin kryeqytetin, Ankaranë, si dhe qytetet e tjera si Stambolli, Antalia, Bursa, Dijarbakir, Gaziantep, Izmir dhe Konia.

Yerlikaya ndau imazhe të anëtarëve të dyshuar të IS-it të prangosur në apartamentet e tyre gjatë bastisjeve të realizuara.

Bastisjet vijnë pasi zyrtarët turq njoftuan arrestimin e 32 anëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik. Policia tha se ata dyshohet se ishin të përfshirë në planifikimin e një sulmi ndaj ambasadës irakiane.

Grupi militant Shteti Islamik mori përgjegjësinë në vitin 2017 për një sulm vdekjeprurës në një klub nate në Stamboll në natën e Vitit të Ri, i cili la 39 të vrarë. /Telegrafi/