Turqia sot ngriti një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë për tarifat shtesë të SHBA për importet e çelikut dhe aluminit turk, njoftoi sot Organizata Botërore e Tregtisë.
“Turqia ka kërkuar konsultime me OBT-në për mosmarrëveshjen me SHBA-në në lidhje me doganat shtesë që SHBA-ja ka imponuar mbi importet e produkteve të çelikut dhe aluminit”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e internetit të OBT-së.
Të dyja palët tani kanë një afat prej 60 ditësh për të gjetur një zgjidhje dhe nëse nuk arrihet një vendim mbi apelin, vendimin duhet ta marrë Komisioni i OBT-së për zgjidhjen e kontesteve.
Trump urdhëroi dyfishimin e doganave të këtij muaji për importet e aluminit dhe çelikut nga Turqia në 20 ose 50 për qind, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Ankarasë pas arrestimit të një prifti amerikan në Turqi.