Zyrtarët turq thonë se forcat greke të sigurimit vranë një migrant dhe plagosën pesë të tjerë gjatë përpjekjes për kalimin e kufirit midis dy vendeve, ndërsa Greqia akuzoi Ankaranë për përhapjen e lajmeve të rreme.
Sipas dy zyrtarëve turq dhe zyrës së guvernatorit të provincës Edirne, një migrant vdiq në një spital pasi u plagos në gjoks kur policia greke përdori municion luftarak pranë vendkalimit kufitar Pazarkula dhe migrantët e plagosur pësuan lëndime në kokë dhe këmbë.
Një zyrtar i lartë i ushtrisë greke dhe zëdhënësi i qeverisë, Stelios Pecas, i mohoi akuzat.
“Turqia është duke përhapur lajme të rreme. Unë e kundërshtoj kategorikisht atë,”tha Pecas.
Ai shtoi se gazi lotsjellës është përdorur nga migrantët kundër forcave greke.
Dje, Greqia gjithashtu mohoi pretendimet e zyrtarëve turq se policia kishte vrarë tre migrantë që u përpoqën të hynin në vend.
Autoritetet greke qëlluan me gaz lotsjellës dhe granata këtë mëngjes për të larguar një fluks të migrantëve që kërkojnë të hyjnë në vend nga Turqia pasi kjo e fundit njoftoi se do të hapte kufijtë e saj. /kp/Telegrafi/