Telegrafi

Turqia akuzon Gjermaninë për “racizëm kulturor”

Një ministër turk tha të mërkurën se komentet e komisionarit gjerman për Evropën, se Turqia mund të mos i bashkohet BE-së deri sa Reccep Tayyip Erdogan të jetë president, shprehin “racizëm kulturor”, ka njoftuar agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Ministri turk për çështjet e BE-së, Omer Celik, iu përgjigj deklaratave të Kuenther Oettinger, të bëra të martën.

Lidhjet ndërmjet Turqisë dhe BE-së janë tendosur që prej puçit të dështuar muajin e kaluar, që shtyu Turqinë të ‘pastrojë’ institucionet shtetërore nga simpatizantët e dyshuar të puçit, transmeton Rel.

Vendet e BE-së kanë bërë thirrje për përmbajtje, pas kritikave nga Turqia që tha se kanë dështuar për të mirëpritur përgjigjen ndaj kërcënimeve që shfaqnin ata që qëndrojnë prapa puçit.