Site icon Telegrafi

Turqi, vriten pesë policë nga militantët kurdë

Rebelët kurdë e kanë shpërthyer eksplozivin derisa një autobus që bartte pjesëtarë të njësisë speciale ishte duke kaluar pranë.

Pesë policë turq janë vrarë të hënën kur militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit e kanë kryer një sulm me bombë ndaj një automjeti policor në Turqinë lindore, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Rebelët kurdë e kanë shpërthyer eksplozivin derisa një autobus që bartte pjesëtarë të njësisë speciale ishte duke kaluar pranë.

Katër policë të tjerë kanë pësuar lëndime serioze.

Prej nisjes së kryengritjes së militantëve kurdë, në vitin 1984 mbi 40 mijë njerëz janë vrarë, shkruan më tej AFP.

Sulmi ka ndodhur në kohën kur në Turqi po vazhdojnë masat kundër personave që dyshohen se kanë marrë pjesë në grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut.

Megjithatë, autoritetet turke kanë thënë se spastrimet masive do e dobësojnë ushtrinë kundrejt rebelëve kurdë që në Turqi dhe perëndim konsiderohen organizatë terroriste.

Exit mobile version