Telegrafi

Turqi, vriten dy ushtarë nga një sulm i PKK-së

Dy ushtarë në Turqi kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm të kryer nga terroristët e PKK-së në krahinën juglindore të Hakarit, thonë për Anadolu Agency burimet nga forcat e sigurisë.

Burimi, i cili foli në kushte anonime tha se terroristët e PKK-së kanë hapur zjarr mbi një bazë ushtarake në lagjen Semdinli të Hakarit.

Sipas po të njëjtit burim, në vazhdim e sipër është duke u zbatuar një operacion për të arrestuar terroristët e PKK-së që kryen sulmin e sotëm.

PKK, e cila është shpallur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, në korrik të vitit 2015, ka vazhduar fushatën e saj të armatosur kundër shtetit turk.

Që nga kjo kohë PKK ka vrarë rreth 600 pjesëtarë të forcave të sigurisë turke, përfshirë ushtarë, policë dhe pjesëtarë të rojeve të fshatit.

Në operacionet anembanë Turqisë dhe në veri të Irakut janë vrarë mbi 7.000 terroristë të PKK-së.