Site icon Telegrafi

Turqi, vriten dy policë dhe plagosen 35 persona (Foto/Video)

Partia kurde PKK ka vrarë dy policë turk me një autobombë, si dhe ka plagosur 35 persona tjerë gjatë një sulmi me raketë në pjesën jugore të Turqisë.

Forcat e sigurisë kanë konfirmuar sulmin këtë mëngjes, i cili është kryer nga një grup militant i krahut të majtë të kurdëve të njohur si Partia Punëtore e Kurdistanit (PKK), në qytetin Nusaybin në afërsi të kufirit me Sirinë, transmeton Telegrafi.

Ky sulm vjen vetëm një ditë pasi dy militante femra u vranë nga policia, pasi kishin kryer një sulm ndaj policisë me një mitraloz dhe granata dore në Stamboll. /Telegrafi/

Exit mobile version