Telegrafi

Turqi, tre policë vriten në një operacion kundër PKK-së

Tre policë turq ranë dëshmorë gjatë operacionit kundër organizatës terroriste PKK në krahinën juglindore të Dijarbakir, sipas burimeve të sigurisë të premten.

Një oficer është plagosur gjatë bastisjes në një shtëpi e cila ishte në përdorim të PKK-së në Ergani, tha burimi, i cili foli në kushte anonimiteti. Më tej thuhet se gjatë operacionit terroristët janë “neutralizuar”.

PKK, e cila është shpallur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, në korrik të vitit 2015, ka vazhduar fushatën e saj të armatosur kundër shtetit turk raporton Anadolu Agency.

Që nga kjo kohë PKK ka vrarë rreth 600 pjesëtarë të forcave të sigurisë turke, përfshirë ushtarë, policë dhe pjesëtarë të rojeve të fshatit. Në operacionet anembanë Turqisë dhe në veri të Irakut janë vrarë mbi 5.000 terroristë të PKK-së.