Ministri i punëve të brendshme të Turqisë, Efkan Ala ka larguar nga detyra 29 kolonelë dhe 5 gjenerale, anëtarë të Organizatës Terroriste FETÖ, njofton Anadolu Agency.
Ushtria ka kryer operacion ndaj Komandës Kryesore së 4-të të Bazës Avione ku ka shpëtuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjeneralin e Përgjithshëm Hulusi Akar. Akar është dërguar në zonë të sigurt.
Njoftohet se në kuadër të hetimeve të nisura në lidhje me përpjekjen për grusht shteti të anëtarëve të organizatës terroriste seperatiste FETÖ/PDY, në tërë Turqinë janë arrestuar 754 anëtarë të Forcave të Armatosura turke.
Helikopteri ushtarak që u përdor nga puçistët e organizatës terroriste separatiste FETO/PDY dhe i cili bombardoi TURKSAT-in, u rrëzua në Golbasi.
Kryeministri Yildirim: “I falënderoj liderët e opozitës. I dolën zot demokracisë. Duke treguar qëndrim të vendosur, u pozicionuan në anën e qeverisë. Së dyti, qytetarët tanë nuk ua lëshuan rrugët puçistëve, i falënderoj shumë. Megjithatë, qytetarët tanë kurrë të mos ndahen, të nisen nga shtëpitë drejt shesheve e të mos i lëmë ato të zbrazta.”/AA/