Përplasja ka ndodhur mbrëmë në provincën Gaziantep, kur minibusi ka tentuar të kalojë hekurudhën, përkundër faktit se rampa ka qenë e lëshuar dhe alarmi ka paralajmëruar ardhjen e trenit, kanë njoftuar autoritetet e hekurudhës turke.
Në vendin e fatkeqësisë kanë vdekur nëntë persona, derisa katër tjerë janë lënduar. Edhe dy tjerë kanë vdekur pas transferimit në spitalin e afërm. Vozitësi i minibusit nuk është në mesin e të vdekurve.