Site icon Telegrafi

Turqi, rrëzohet një helikopter me 12 persona në bord

Një helikopter i policisë me 12 persona është rrëzuar të martën në provincën Tunceli në lindje të Turqisë.

Në helikopter ishin dy gjykatës, shtatë policës dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Rrëzimi i helikopterit thuhet të ketë ndodhur për shkak të motit të keq. Mediat turke raportojnë se edhe operacionet e shpëtimit janë vështirësuar për shkak mjegullës së dendur.

Foto: Ilustrim

Exit mobile version