Telegrafi

Turqi: Rrëzohet një avion pasagjerësh, 56 të vdekur

Zyrtarët thanë se një helikopter kërkimi kishte arritur në vendin ku kishte rënë avioni dhe nuk kishte gjetur shenja të mbijetuarish. Aeroplani i kompanisë private AtlasJetair u zhduk nga ekranet e radarëve pak kohë mbasi piloti raportoi se po i afrohej aeroportit pranë qytetit të Ispartës.

Aeroplani i markës MD-83 po fluturonte nga Stambolli në Isparta, rreth 150 kilometra në veri të zonës turistike të Mesdheut, Antalia. /VoA/