Site icon Telegrafi

Turqi: Një person gjuan me armë afër ambasadës amerikane

Ambasada amerikane dhe konsullatat e saj në Turqi do të mbahen të mbyllura pasi një person i është afruar ambasadës në Ankara dhe ka shtënë me armë.

Ambasada ka thënë se personi që ka gjuajtur me armë rreth orës 3:50 të mëngjesit të sotëm, sipas kohës lokale, është paraburgosur nga policia.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu, ka raportuar se personi i paraburgosur ka nxjerrë një pushkë gjahu të fshehur nën pallton e tij dhe ka shtënë tetë herë. Ai më pas është ndaluar nga stafi i sigurisë së ambasadës.

Nuk raportohet për të lënduar në këtë incident, që ka ndodhur disa orë pasi ambasadori rus në Ankara, Andrei Karlov është vrarë në një galeri arti në Ankara, nga një polic turk që nuk ishte në detyrë.

Krahas ambasadës amerikane në Ankara, edhe konsullata amerikane në Stamboll dhe ajo në qytetin jugor turk, Adana gjithashtu do të mbahen të mbyllura më 20 dhjetor, raporton Rel.

Exit mobile version