Site icon Telegrafi

Turqi, mbyten në det nëntë refugjatë

Në bregdetin lindor të Turqisë u fundosën nëntë refugjatë duke përfshirë dy burra, një grua, gjashtë fëmijë, raportojnë autoritetet.

Të dielën në ora 2:22 të mëngjesit, varka e tyre u fundos në jugperëndim prej 2.5 milje detare në ishullin Kekova Geyikova në provincën Demre të Antalias, ndërsa katër nga refugjatët, përfshirë një grua dhe tre burra, u shpëtuan nga një anije peshkimi.

Një person është zhdukur si dhe ende nuk dihet kombësia e refugjatëve. /Telegrafi/

Exit mobile version