Site icon Telegrafi

Turqi, mandatarreste kundër drejtuesve të gazetës opozitare ”Sozcu”

Autoritetet turke nxorrën mandatarreste kundër pronarëve dhe përgjegjësve të gazetës opozitare turke ”Sozcu”, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.

”Burak Akbay dhe tre të tjerë që punonin për ‘Sozcu’, përfshirë përgjegjësen e ngarkuar me faqen në internet të kësaj të përditshmeje, Mediha Olgun, akuzohen për lidhje me lëvizjen e predikuesit mysliman Fethullah Gulen që jeton në SHBA”, sipas të njëjtit burim.

”Ankaraja kërkon ekstradimin për implikimin e tij të mundshëm në grushtin e Shtetit të dështuar në korrik”, shton ky burim.

Exit mobile version