Telegrafi

Turqi, këtë vit kushton më shtrenjtë të pushosh

Agjencitë turistikë konfirmojnë rritjen e çmimeve dhe thonë se kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së përgjithshme të çmimeve si pasojë e rritjes së çmimeve të naftës,transportit ushqimeve dhe kërkesës së madhe të pushueseve rus për hotelet turke.

Sipas tyre kjo rritje shkon nga 12 deri në 15 për qind për aranzhman në krahasim me vitin e kaluar.

Por çmimet e larta nuk I kanë penguar shqiptarë që çdo herë e më shumë të kërkojnë ti kalojnë pushimet jashtë.

Sipas pronarëve të agjencive turistike këtë vit ka një rritje të madhe të kërkesës për të pushuar në bregdetin turk, që shkon nga 30 deri në 40 për qind më shumë se vitin e kaluar.Pas Turqisë,vendet më të preferuara për shqiptarët mbeten Kroacia dhe Mali I Zi. /Top Channel/