Telegrafi

Turqi, kërkohet paketë nxitëse ekonomike

Qeveria duhet të marrë masa "sa më shpejt që të jetë e mundur," tha Arzuhan Dogan Yalcındag, kreu i Shoqatës Turke të Industrialistëve dhe Biznesmenëve, TUSIAD.

Masat duhet të njoftohen në kuadrin e një pakete në mënyre që të rikthehet besimi në treg, dhe jo në copëza të veçanta, tha Yalcındag duke shtuar se masat ekonomike të marra njëherë e mirë do të jenë shumë më efektive. 

Ndryshe FMN i ka ofruar Turqise 19 miliardë dollarë kredi, megjithëse qeveria kishte shpresuar për një kredi midis 20 deri 40 miliardë dollarë për t’u përballur me krizën financiare botërore. Sipas rrethanave të zakonshme, Turqia do të jetë në gjendje të marrë 15 miliardë dollarë.