Edhe formalisht, Turqia ka ngritur aktakuzë kundër 99 gjeneralëve dhe admiralëve në lidhje me tentim puçin e dështuar të javës së kaluar.
BBC raporton se presidenti turk, Tayyip Erdogan, është duke u takuar me komandantët besnikë dhe kabinetin e tij në Ankara.
Autoritetet turke u a kanë ndaluar të gjithë akademikëve që të udhëtojnë jashtë vendit, përderisa vazhdon spastrimi i punëtorëve shtetërorë të dyshuar për lidhjet e tyre me puçin e dështuar.
Më shumë se 50 mijë njerëz janë arrestuar, larguar nga puna apo suspenduar, përcjell Express.
Të gjithë ata janë të dyshuar për lidhjet e tyre me trurin e dyshuar të puçit, klerikun me bazë në ShBA, Fethullah Gulen – i cili e mohon çfarëdo përfshirje.